Kanë mbetur pak më tepër se pesë orë deri në fillimin e takimit miqësor ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Dueli kontrollues mes dy ekipeve përfaqësuese luhet në Cyrih me fillim nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.
Një pjesë e tifozëve të tifogrupit “Dardanët” kanë motivuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës në afërsi të hotelit ku janë akomoduar.
“Dardanët” arritën në afërsi të hotelit në Cyrih duke brohoritur dhe kënduar këngë për Kosovën.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë edhe në stadium e ku pritet të jetë numër i madh i tifozëve, kryesisht shqiptarë.
Demokracia.com po qëndron në qytetin zviceran dhe ju sjell drejtpërdrejtë pamjet e atmosferës që po mbretëron nga qendra e qytetit të Cyrihut. /Demokracia.com/