Tre persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar në një supermarket në Meksikë.
Fotografitë tregojnë mbetjet e avionit në lagjen Azteca, Temixco, raporton media lokale Excelsior, transmeton Klankosova.tv.
Dëshmitarët thanë për mediat se e panë aeroplanin që kishte probleme të qëndronte në ajër, duke shtuar se piloti “nuk mund ta kontrollonte”.
Avioni mendohet të jetë një BE9L që ishte nisur nga porti i Acapulco-s dhe kishte si destinacion shtetin Puebla.
Nga një prej motorëve dilte tym përpara se të përplasej, thanë më tej dëshmitarët.