Posa mori komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me kapjen e “peshqve të vegjël”. Zyrtarja e komunës së Gjilanit për Kulture Rini dhe Sport Enkelejda Arifi e cila pasi erdhi në pushtetin komunal Vetëvendosje ka ndarë projekte për familjarë. Ajo nuk ka shkuar larg, kështu duke i shpërblyer djalin dhe kunatin, nga komuna e Gjilanit me 7552 euro në total.
Organizata joqeveritare “KrudoKultura”, ka shprehur shqetësim për manipulimin me fonde në një thirrje publike të bërë më 11 shkurt 2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve apo individëve në komunën e Gjilanit, nga drejtoria e kësaj komune për Kulturë, Rini dhe Sport.
Enkelejda Arifi ishte pjesë e komisionit që ka vendosur për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë.
Si duket këtë e shfrytëzoi për t’i shpërblyer të afërmit e saj. Siç mëson Gazeta Insajderi ajo shpërbleu djalin e saj dhe kunatin.
Mësohet se Blendi Arifi, është djali i Enkelejdës. Blendi ka përfituar 1200 € në emër të projektit: Emigrantët.
