Sport
Bora mbulon stadiumet, Komisioni i Garave tregon nëse do të ketë shtyrje të ndeshjeve
Demokracia
11:39 | 10 Mars 2021

Share:

Kosova sot është zgjuar e mbuluar nga bora.

Situata në terren duke e vështirësuar derisa edhe rrugët janë bukur të rrëshqitshme, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, asgjë e jashtëzakonshme nuk duket dhe Superliga e Kosovës e cila ka në program sot tri ndeshje të javës së 24-të do të vazhdojë sipas parashikimeve.

“Po, ndeshjet do të luhen sipas orarit të planifikuar. Klubet janë të obliguara që t’i përgatisin fushat për lojë. Nëse reshjet e borës vazhdojnë dhe kemi përkeqësim të gjendjes së fushave në orët e ardhshme, atëherë do të njoftoheni për ndonjë ndryshim eventual”, kanë thënë nga KG i FFK-së për Futbolli.info.

Kujtojmë se edhe para disa javësh pati reshje goxha të dendura të borës, por ndeshjet u zhvilluan ndonëse në kushte të vështira. Në elitë sot luhen tri ndeshje, Llapi e pret Drenicën, Prishtina Besën derisa në Mitrovicë Trepça ’89 do të luaj me Feronikelin. /Demokracia.com

Të ngjashme