Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë në ndeshjen miqësore kundër Kosovës të martën në Cyrih.
Trajneri i përfaqësueses zvicerane, Murat Yakin konfirmoi se dyshja do të mungojnë, shkruan Demokracia.com.
Akanji dhe Widmer kanë pësuar një lëndim të lehtë, megjithatë nuk do të aktivizohen në këtë sfidë.
“Do të shohim disa lojtarë të rinj në formacionin fillestar. Atyre duhet t’u jepet mundësia të tregojnë veten. Ne duam të luajmë me guxim. Jam shumë i kënaqur me javën e stërvitjes. Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë, janë të lënduar lehtë”, tha ai në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, një ditë para duelit.
Ndeshja kontrolluese Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih me fillim nga ora 18:00. /Demokracia.com/