Në një fotografi të shpërndarë në ‘Tëitter’ nga udhëheqësi i konsulencës ‘Le Beck’ për siguri dhe gjeopolitikë në Lindjen e Mesme dhe që po përcjell zhvillimet nga lufta në Ukrainë, Michael Horoëitz, shihen disa kartëmonedha të Sirisë që janë gjetur nga ushtarët e Ukrainës- duke rritur dyshimet për prezencën e grupit ‘Wagner’ ose të mercenarëve sirianë, prezenca e të cilëve në Ukrainë është mohuar nga Kremlini.
Më herët gjatë javëve të fundit, mediat perëndimore kishin shkruajtur se presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar mbështetje nga mercenarët nga Siria për shkak të humbjeve që po pëson ushtria e tij, kurse disa media të tjera kishin raportuar se grupi ‘Wagner’, i njohur si ushtria personale e Vladimir Putinit, ka marrë urdhër personalisht nga presidenti rus për vrasjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përcjell Periskopi.
Raportimet e inteligjencës ukrainase patën thënë se grupi i luftëtarëve super të përgaditur ‘Wagner’ kanë qenë duke pritur për dritën e gjelbër nga Kremlini për të hyrë në Ukrainë.