Lajme
Deputetët e Ukrainës mbajnë seancat: Ja vendimi i fundit që morën për t’ia lehtësuar popullit gjendjen e luftës
Demokracia
14:40 | 28 Mars 2022

Share:

Parlamenti i Ukrainës po e vazhdon punën pavarësisht gjendjes së luftës të krijuar nga agresioni rus.

Veçse shumica e deputetëve shfaqen në seanca me rroba më të përditshme, e disa edhe me xhaketa lufte. Por, rrallë ndonjë me kostume, njofton Klankosova.tv.

Kësi pamjesh solli edhe mbledhja e radhës e mbajtur pikërisht në ditën që u mbush një muaj nga fillimi i sulmeve ruse.

Aty u vendos heqja e barrierave doganore dhe tatimit në vlerën e shtuar për produket që importohen gjatë periudhës sa është në fuqi ligji i luftës.

Të ngjashme