Sot nga ora 19:30 Kombëtarja e Kosovës në hendboll, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022, do të zbres në parketin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për t’u përballur me Rumaninë, shkrua Demokracia.com
Kosova është me gati se kurrë për të dhënë maksimumin.
Skandali që dje Spanja bëri në raport me Kosovën kur në paralajmërimin e ndeshjes Spanjës – Kosovë vendin tonë e cilësoi si “Territori i Kosovës” duke ia mohuar shtetësinë dhe kjo sikur i ka motivuar edhe më shumë “dardanët” të luftojnë për flamurin e tyre.
Federata e Hendbollit sot në mënyrë të veçantë e ka paralajmëruar ndeshjen ndaj Rumanisë duke e kujtuar valëvitjen e flamurit të Kosovës në Spanjë.
“Për këtë flamur që ishte shfaqur në Spanjë në Botërorin e juniorëve, djemtë tanë do të japin maksimumin kundër Rumanisë. Ne kemi kaluar barriera, kemi bërë të mundur që himni e flamuri të respektohen nga shteti spanjoll. Tani po shikojmë para drejt një suksesi të ri”, ka shkruar FHK-së.
Sido që të jetë ndeshje luhet sot dhe Kosova pret një paraqitje të mirë ndaj një kombëtareje të fortë si[ është Rumania. /Demokracia.com