Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci, ka shkuar në Hagë për të dëshmuar në procesin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Borovci përmes një postimi në Facebook, përcjell Demokracia.com.
Ai ka thënë se ka udhëtuar në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq,
Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare! /Demokracia.com/