Sport
Zyrtare: Drenica mbyll bashkëpunimin me futbollistin e huaj
Demokracia
21:35 | 27 Mars 2022

Share:

Klubi i Futbollit Drenica ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me futbollistin brazilian, Bruno Arrabal Passamanin.

Arrabal ka pasur një rast në familjen e tij në Brazil dhe ka kërkuar zyrtarisht lirimin nga klubi, me këta të fundit që ia kanë aprovuar atë, bën të ditur klubi nga Skenderaj, raporton Demokracia.com.

“Klubi futbollistik ‘Drenica’, njofton se sot ka nderprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani, për shkak që ky i fundit për një rast emergjent në familje është detyruar të rikthehet në Brazil, lojtari ka bërë kerkesë zyrtare për largim, të cilën klubi e ka mirëkuptuar dhe e ka aprovuar kerkesën e lojtarit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “kuqezinjtë”.

Drenica pas 26 ndeshjeve në elitë ka tubuar 32 pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë. /Demokracia.com/

Të ngjashme