Sport
Fazliji: Kosova udhëton për fitore te Zvicra, është ndeshje veçantë për mua
Demokracia
21:21 | 27 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih, ku të martën do ta zhvillojë miqësoren e radhës kundër Zvicrës.

Edhe në stërvitjen e sotme futbollistët kanë stërvitur me intensitet të plotë, teksa përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar në disa aspekte tekniko-taktike, duke përfshirë edhe skema të ndryshme nga ndërprerjet.

Futbollisti i “Dardanëve”, Betim Fazliji ka thënë se ai me bashkëlojtarë janë në formë dhe se ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë shumë e fortë.

“Paraqitja kundër Burkina Fasos ka qenë shumë e mirë. Futbollistët janë në formë dhe secili prej nesh ka dëshirë e përkushtim për t’i treguar vlerat e veta para trajnerit të ri. Tash kundër Zvicrës na pret një ndeshje shumë e fortë, ku do të ketë shumë shqiptarë në stadium dhe pa dyshim do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Kjo ndeshje do të jetë një festë futbolli”, deklaroi Fazliji për uebfaqen e FFK-së, përcjell Demokracia.com.

Fazliji tutje shtoi se Kosova shkon për ta mposhtur Zvicrën në Cyrih.

“Ne do ta japim maksiumin dhe udhëtojmë për ta fituar ndeshjen. Jemi disa lojtarë që jemi rritur në Zvicër dhe për mua është një ndeshje speciale dhe dua të fitojmë për t’i treguar çfarë potenciali ka Kosova dhe çfarë ekipi jemi. Për Dardanët presim të na mbështesim edhe kundër Zvicrës, ashtu sikurse ndaj Burkina Fasos dhe t’i gëzojmë me lojë të mirë“, ka thënë Fazliji.

Ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës luhet të martën me fillim nga ora 18:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme