Ekipi përfaqësues i Maqedonisë së Veriut është afër suksesit historik për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”, mirëpo kanë përpara edhe 90 minuta të finales së “Play-Off”-it.
Maqedonia e Veriut në finale të “Play-Off”-it do të luajë me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, pasi eliminuan kampionët e Evropës, Italinë.
Përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut morën një motiv shtesë për kalimin në Katar, por edhe një rezultat të mirë në Porto, nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili para udhëtimit hipi në aeroplan dhe tha se shteti ka siguruar një premi financiare prej 500 mijë euro në rast të kualifikimit, kanë raportuar mediat në shtetin fqinj.
Kujtojmë, ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut është në program të martën më 29 mars me fillim nga ora 20:45./Demokracia.com/