Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shënon suksese të njëpasnjëshme në industrinë e muzikës dhe një shtytje të madhe i ka dhënë albumi i fundit “Future Nostalgia”.
“Future Nostalgia” është albumi i dytë në karrierë për 26-vjeçaren dhe u lansua dy vite më parë, më 27 mars 2020.
Sot (e diel) Dua ka festuar dyvjetorin e këtij projekti që u kthye në një sukses global për yllin nga Kosova.
“2 vite që nga Future Nostalgia”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive që, ndërsa mori urime dhe komente të shumta.
Theksojmë që albumi i Duas u lansua në një kohë kur bota po përballej me pandeminë e COVID-19, gjë që Dua tha se ndjehej e frikësuar të lansonte projekte të reja.
“Isha shumë e frikësuar të publikojë këngët gjatë asaj kohe, të bëhen e sinqertë. Ka qenë mirë sepse krijova marrëdhënie të veçantë me fansat dhe dëgjuesit e ndryshëm”, kishte deklaruar Dua në një intervistë për Sunday Project atë kohë.
Ndërkohë, aktualisht Dua ndodhet në turneun që mban të njëjtin titulli dhe që nisi në muajin shkurt në Amerikë.