Liga e Kampionëve vjen sot me dy ndeshje interesante. Në fakt zgjidhja e kualifikuesit duket shumë më e thjeshtë kjo në bazë të rezultateve nga ndeshjet e para, shkruan Demokracia.com
Gjithsesi, përballja e Parisit ku luajnë PSG – Barcelona po pritet me kureshtje pavarësisht përparësisë së madhe që kanë francezës.
Kampionët e Francës shkëlqyen para tri javë në “Camp Nou” kur fituan me rezultat 1:4, dhe vetëm ndonjë mrekulli mund ta shpëtojë skuadrën e Lionel Messit që të kualifikohet tutje.
Gjithsesi, motivi ekziston sidomos tash me zgjedhjen e presidentit të ri Joan Laporta i cili besohet se do t’u japë fund vuajtjeve dhe problemeve financiare që ka klubi katalanas.
Edhe ndeshja tjetër e sotme ajo ndërmjet Leipzigut e Liverpoolit, duket e lehtë për t’u deshifruar. Liverpooli triumfoi në sfidën e parë me rezultat 0:2 dhe sonte nuk besohet se do të gabojë ani pse po kalon formë shumë të keqe.
Ky takim luhet në terren neutral në Budapest ashtu siç u zhvillua edhe ndeshja e parë.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com