Ngjarjet që pritet të karakterizojnë ditën e sotme.
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, ora 10:00)
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) shpërndan mirënjohje për mjekët në pension në shenjë falënderimi për kontributin jetësor dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Prizrenit që kontribuuan në luftën kundërCOVID– 19. (Amfiteatri i arkivit pranë Spitalit të përgjithshëm në Prizren, ora 10:00)
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 13:00)