Lajme
Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19
Demokracia
14:59 | 27 Mars 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

27 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572.

Në total numri i rasteve aktive është 659./Demokracia.com/

Të ngjashme