Auto&Tech
Elon Musk po mendon të krijoj një rrjet të ri social, thotë se këto që ekzistojnë po minojnë lirinë e fjalës
Demokracia
13:21 | 27 Mars 2022

Share:

Drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk, po mendon në krijimin e një platforme të re të mediave sociale.

Musk i është përgjigjur pyetjes së përdoruesit të Twitter, lidhur me atë nëse po shqyrton idenë e krijimit të një platforme të mediave sociale që mbështet në algoritmet e kodit të hapur – duke i dhënë prioritet lirisë së të shprehurit ku propaganda do të ishte minimale, transmeton Telegrafi.

Ai është përdorues aktiv i Twitter, por këtë platformë kohëve të fundit ka filluar ta kritikojë. Madje ka thënë se kjo kompani po minon demokracinë duke mos iu përmbajtur parimit të lirisë së fjalës.

E ky postim i tij vjen në kohën pasi publikoi një anketë në Twitter, ku u kërkonte përdoruesve të tregojnë nëse besojnë se Twitter i përmbahet parimit të lirisë së fjalës, e 70 për qind votuan për “jo”.

Të ngjashme