Në 2021, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) për banorë, përkthyer në fuqinë blerëse përcakton se standardin më të lartë në Bashkimin Evropian e ka Luksemburgu.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat, rendisin në vend të dytë Irlandën.
Kurse në fund, me fuqinë më të ulët blerëse janë Bullgaria dhe Greqia.
Luksemburgu, vendi me rreth 630 mijë banorë, ka fuqi blerëse 177 për qind mbi mesataren e BE-së.
Për kontrast, fuqia blerëse në Bullgari është 45 për qind nën mesataren e vendeve të unionit.
10 vendet me fuqinë më të madhe blerëse në BE:
Luksemburg
Irlandë
Danimarkë
Holandë
Suedi
Belgjikë
Austri
Gjermani
Finlandë
Francë