Lajme
Vjosa Osmanin e inspiron Zelensky
Demokracia
16:31 | 26 Mars 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në shtetin e Katarit, ku ka mbajtur fjalim virtual të shtunën edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Osmani, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, e ka quajtur fjalimin e Zelenskyt “të prekës” dhe “inspirues”.

“Një tjetër fjalim i prekshëm dhe frymëzues nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Forumin e Dohas. Pritjet ndaj apelit të tij tregojnë se solidariteti me popullin ukrainas janë mbarëbotërore”, ka Osmani.

Presidentja ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.

Të ngjashme