Lajme
Ministrat e Ukrainës takohen me Joe Biden dhe homologët amerikanë
Demokracia
12:31 | 26 Mars 2022

Share:

Presidenti i SHBA, Joe Biden po zhvillon bisedime me dy ministra ukrainas në Poloni – takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të tillë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan vendin një muaj më parë.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden po shoqërohet nga Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin, janë duke zhvilluar një takim me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe do të zhvillojë takime gjithashtu me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Ndërsa do të mbajë një fjalim rreth konfliktit më vonë të shtunën.

Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje në mënyrën se si po shkon lufta me Rusinë./Demokracia.com/

Të ngjashme