Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një avion të njohur si “Pentagoni Fluturues” në Evropë, i projektuar për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor, transmeton Demokracia.com.
Avioni, i njohur si “Dita e Kiametit”, besohet të jetë pjesë e një flote avionësh që udhëtonin me presidentin amerikan Joe Biden teksa vizitonte Brukselin për të biseduar me liderët e tjerë botërorë për luftën në Ukrainë, shkruan The Independent.
Biden sot arriti në Poloni, ku i takoi forcat amerikane të stacionuara rreth 100 kilometra larg kufirit me Ukrainën. /Demokracia.com/
Shihni si duket brenda avioni “Doomsday”: