Lajme
​Kosova në janar importoi energji elektrike 412.44 GWh dhe eksportoi 111.04 GWh
Demokracia
18:39 | 25 Mars 2022

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar publikimin në baza mujore të Statistikave të Energjisë.

Ky është publikimi i parë për muajin referues janar 2022, përcjell Demokracia.com.

“Në muajin janar 2022, prodhimi bruto nga: termocentralet e energjisë elektrike ishte 525.43 GWh; hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 4.35 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.24 GWh. Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 869.42 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 536.21 GWh, ose 4.52% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.6%. Ndërkaq, importi  i energjisë elektrike në janar 2022 ishte 412.44 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 111.04 GWh”, thuhet në njoftim.

Sipas ASK-së prodhimi i thëngjillit ishte 7.83 mijë ton, ose rreth 26.88 për qind më shumë sesa në muajin i njëjtë të vitit paraprak./Demokracia.com/

Të ngjashme