Lajme
Largohet nga Kosova grupi i fundit i afganëve
Demokracia
16:46 | 25 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë larguar nga Kosova edhe grupi i fundit i qytetarëve afganë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Sveçla ka shkruar se falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, janë drejt finalizimit të këtij procesi, përcjell Demokracia.com.

“Sot përcollëm nga Kosova grupin e fundit të qytetarëve afganë të cilët ishin të akomoduar në kampin “Bechtel” në Ferizaj. Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, kemi pranuar të marrim përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë.

Falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët tanë, jemi drejt finalizimit të suksesshëm të këtij procesi. Jemi angazhuar maksimalisht bashkë me partnerët tanë që çdo kërkesë e të strehuarve të plotësohet në afat optimal dhe të sigurojmë mirëqenie e kushte të mira për të gjithë”, ka shkruar Sveçla.

Ai shtoi më tej se është i lumtur që si shtet ia dolën mbanë edhe në këtë proces dhe që të gjithë ata që u strehuan në kampin “Bechtel” në Kosovë po nisin një jetë të re në shtetet mikpritëse./Demokracia.com/

Të ngjashme