Sport
Mediumi serb: Për shkak të Serbisë, Spanja ndryshoi rregullat për ndeshjen ndaj Kosovës
Demokracia
21:03 | 09 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Spanjës do të nis ciklin eliminator në Kupën e Botës në Katar në fund të muajit mars.

“Furia e Kuqe” do të jetë edhe nikoqir i Kosovës në “La Cartujo”, Sevilla, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Spanja duhet ta zhvillojë këtë ndeshje, në bazë të rregullores së UEFA-së.

Por, Federata e Futbollit të Spanjës ka hartuar një protokoll me tri pika për këtë ndeshje.

Spanja e ka quajtur Kosovën vetëm si “territor”, flamuri kosovar nuk do të shfaqet pranë atij spanjoll dhe himni nuk do të intonohet si i shtetit, por si i territorit.

Këtë e ka komentuar edhe mediumi serb “Informer.rs“, i cili në titullin e një artikulli shkruan:

“Spanja ndryshon rregullat për shkak të Serbisë. Nuk ka flamur, himn shtetëror të shtetit të rremë të Kosovoës”. /Demokracia.com

Të ngjashme