Lajme
Gjyqtarët serbë në Mitrovicë bojkotojnë punën
Demokracia
12:43 | 25 Mars 2022

Share:

Gjyqtarët serbë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të premten kanë bojkotuar punën.

Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë thënë se asnjë gjyqtar serb i Gjykatës në Mitrovicë si dhe staf mbështetës, nuk është paraqitur në vend të punës gjatë të premtes.

Në këtë ditë ishte caktuar të mbahej seanca ndaj Halil Ahmetit, i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, por e njëjta ka dështuar pasi gjyqtari Radosllav Markoviq nuk është paraqitur në seancë.

Ky veprim i gjyqtarëve të komunitetit serb vjen pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 24 marsit 2022, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

 

Të ngjashme