Lajme
Prokurori i Shtetit: Për 24 orë janë ngritur 43 aktakuza kundër 60 personave
Demokracia
12:39 | 25 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 60 personave për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar pesë persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave, përcjell Demokracia.com.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur dymbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi  si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, në tre raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, për vera të ndryshme penale./Demokracia.com/

Të ngjashme