Lajme
Ukraina pretendon se ia ka shkatërruar Rusisë një anije të madhe zbarkuese
Demokracia
08:03 | 25 Mars 2022

Share:

 Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se kanë arritur të shkatërrojnë një anije të madhe ruse të quajtur “Saratov” në qytetin Berdyansk.

Sipas tyre, një tjetër anije, Orsk, u shkatërrua gjithashtu dhe disa anije të tjera u dëmtuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një konferencë e mëparshme nga ushtria e Ukrainës pohoi se Rusia mbetet e fokusuar në pushtimin e Ukrainës jugore, në një përpjekje për të krijuar një “urë tokësore” në territorin e pushtuar të Krimesë.

Ata ende po përpiqen të kapin qytetet e Popasna, Rubizhne dhe Mariupol në jug, por deri më tani nuk kanë pasur sukses.

Në Sumy dhe Kharkiv, rusët po sulmojnë infrastrukturën civile, thuhet në raport, duke shtuar se disa forca ruse po tërhiqen pasi kanë pësuar humbje deri në 50 përqind.

Të ngjashme