Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje mjaft interesante të fazës çerekfinale, shkrua Demokracia.com.
Juventus në “Allianz Stadium” e pret Porton në takimin kthyes. Ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali përfundoi me fitore të portugezëve 2:1, kështu që kampionia e Italisë sot duhet ta përmbysë rezultatin.
Djemtë e Andrea Pirlos në ndeshjet e fundit kanë treguar formë të mirë, por mbetet të shihet si do të reagojnë sonte.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Demiral, Bonucci, Sandro; Chiesa, Arthur, Rabiot, Ramsey; Morata, Cristiano
Porto: Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu; Sérgio Oliveira, Uribe, Otávio, Corona; Marega, Taremi.
Ndeshje pak më e lehtë për t’u zgjidhur duket të jetë ajo ndërmjet Dortmundit e Sevillas.
Gjermanët në ndeshjen e parë shënuan fitore me rezultat 3:2, dhe sonte krejt çka u duhet është ta ruajnë ta ruajnë këtë epërsi.
Dortmund: Hitz; Morey, Can, Hummels, Schulz; Delaney, Bellingham, Dahoud; Reus, Hazard; Haaland
Sevilla: Bono; Jesús Navas, Koundé, Diego Carlos, Acuña; Jordán, Fernando, Óscar; Ocampos, En-Nesyri, Suso.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com