Betim Halimi, portieri kosovar që aktivizohet te klubi ukrainas, Olimpik Donetsk është ftuar nga Kosova për ndeshjet e marsit.
Klubi ukrainas e ka konfirmuar këtë lajm në faqen zyrtare në “Twitter”, shkruan Demokracia.com.
“Portieri kosovar i Olimpik Donetskut, Betim Halimi ka marrë thirrje për të qenë pjesë e ekipit të vendit të tij”, shkruan klubi.
https://www.facebook.com/Tigratt/photos/a.402939643182142/2025408364268587/
Për këtë lajm, Halimin e ka përgëzuar edhe ish-klubi i tij, Vllaznia e Pozheranit.
Shkrimi i Vllaznisë së Pozheranit:
“Gëzuar Pozheran..
Pas shumë e shumë emrave që mbetën në histori të Pozheranit të të gjitha profileve,së fundi krenaria e gjeneratës së re BETIM HALIMI ftohet që të mbroj ngjyrat e vendit të vet! POZHERANIT DHE KOSOVËS!
Të priftë e mbara i joni BETIM HALIMI“. /Demokracia.com