Kuriozitete
Gruaja telefonon policisë për t’u ankuar rreth porosisë së saj në KFC
Demokracia
07:03 | 25 Mars 2022

Share:

Policia në Ohio të ShBA-së po i kujton publikut që të mos i telefonojnë për mosmarrëveshjet e tyre të ushqimit të shpejtë pasi një grua përdori numrin e urgjencës për t’u ankuar rreth porosisë së saj që e kishte bërë në KFC.

Departamenti i Policisë Euclid tha se morën një telefonatë nga një grua e cila i tha dispeçerit se nuk kishte marr pulë mjaftueshëm pas porosisë që e bëri në KFC. Ajo deklaroi se kishte paguar për tetë copa pule, por ata i kishin dhënë vetëm katër.

“Kam marrë vetëm katër copa pule dhe dua pulën time”, i tha ajo dispeçerit, i cili e këshilloi që problemi i saj ishte një çështje civile që duhej diskutuar me menaxherin e dyqanit, por ajo këmbënguli që një polic të dërgohej në vendngjarje.

Departamenti tha se polici mbërriti në restorant dhe i tha gruas se nuk mund të bënte asgjë për problemin e saj.

Shefi i policisë, Euclid Scott Meyer, tha se situata duhet të shërbejë si një kujtesë për publikun që të mos e përdorë numrin e urgjencës për çështje jo emergjente dhe që nuk i përkasin policisë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 21 Prill 2025