Sport
Gjilani nënshkruan kontratë profesionale me talentin e Kosovës
Demokracia
20:44 | 24 Mars 2022

Share:

SC Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Erlis Xhemajli.

Xhemajli, i cili prej kohësh i është bashkuar ekipit të parë në seancat stërvitore tashmë ka ‘firmosur’ për tri vite me klubin, përcjell Demokracia.com.

Ai ka debutuar me ekipin e parë në fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë në ndeshjen ndaj Shakhtar Karagandit.

Njëherit është edhe reprezentues i rregullt i moshave 19-vjeçare në Kombëtaren e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme