Lajme
Biden zbulon “sekretin” e Putin, çfarë besonte ai se do ndodhte me NATO-n
Demokracia
19:14 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte treguar atij në bisedat e tyre të hershme se ai besonte se aleanca e NATO-s nuk do të qëndronte e bashkuar.

Sipas Biden në një bisedë mes tyre Putin ishte shprehur i bindur se NATO nuk do të qëndronte e bashkuar.

“Putini po mbështetej për ndarjen e NATO-s. Biseda ime e hershme me të në dhjetor dhe në fillim të janarit – ishte e qartë për mua se ai nuk mendonte se ne mund ta mbanim këtë kohezion,” u tha Biden gazetarëve në Bruksel, Belgjikë, të enjten.

“NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte, si pasojë e hyrjes në Ukrainë”, tha ai.

Të ngjashme