Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar sot një tjetër rezolutë ku i bëhet thirrje Rusisë që të ndalojë luftën e saj në Ukrainë si dhe të mbrohen jetët e civilëve.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë sërish një goditje diplomatike Rusisë, me një votë dërrmuese për t’i dhënë fund agresionit ushtarak.
Pro rezolutës votuan 140 vende, pesë kundërshtuan dhe 38 abstenuan.
Rezoluta u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe gati dy shtete të tjera.
Disa javë më parë, 141 vende të OKB mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.
Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të sulmeve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë, “ata po votojnë për fundin e luftës”.
Asambleja e Përgjithshme dëgjoi fjalimet mbi situatën humanitare në Ukrainë të mërkurën dhe të enjten.