Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2022, ku do të përballet në miqësore me Burkina Fason.
Në fakt kjo do të jetë edhe sfida e parë e trajnerit francez Alain Griesse në krye të “Dardanët”, raporton Demokracia.com.
Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Kur kanë mbetur rreth një orë deri në fillimin e takimit dy përzgjedhësit kanë vendosur për përbërjet startuese.
Formacionet zyrtare:
KOSOVA: Ujkani, Kastrati, Fazliji, Aliti, Vojvoda, Muslija, Dreseviq, Domgjoni, Rashica, Selmani, Zhegrova
BURKINA FASO: Ouedraogo, Ouattara, Dabo, Tapsoba, Guiebre, D.Ouattara, Sangare, Bayala, Guira, Yago, Ouattara./Demokracia.com/