Lajme
Ministria njofton se nga nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Demokracia
14:51 | 24 Mars 2022

Share:

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë-Mitrovicëpërkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin SmrekovnicëArsye për këtë janë punimet që do të zhvillohen.

Sipas njoftimit të Ministrisë, rruga do të qëndrojë e mbyllur për dy ditë.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premte), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit  të kësaj rruge. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytëzohet rruga alternative. Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mëngjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e diel)”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Lajme • 21 Prill 2025