Mediat britanike konfirmojnë se Erik ten Hag, trajneri aktual i Ajax, pritet të zërë vendin e Ralf Rangnick në drejtim të Manchester United.
Mësohet se palët kanë patur një takim paraprak për të kuptuar gadishmërinë e Ten Hag për t’u ulur në stolin e “djajve” sezonin e ri.
Rangnick, që pak kohë më parë zëvendësoi në këtë detyrë Ole Gunnar Solskjaer, e mban këtë detyrë përkohësisht, deri në fund të sezonit. Kandidatë për detyrën e trajnerit janë disa emra të njohur, por duket se holandezi 52-vjeçar është favorite kryesor.
Ten Hag ndodhet te skuadra e Ajax që prej dhjetorit 2017, duke fituar dy tituj kampionë në Holandë (2019, 2021). Edhe këtë sezon, Ajax udhëheq renditjen e kampionatit holandez.