Sport
“Incident” në mes trajnerit dhe yllit të skuadrës në NBA
Demokracia
11:06 | 24 Mars 2022

Share:

Në përballjen në mes Maiamit dhe Golden Stait, ndodhi një incident i paparë deri më tani në ndeshjet e NBA-s.

Trajneri i Majamit, Eric Spoellstra ishte mjaft i hidhëruar me sjelljen e yllit të parë të skuadrës nga Florida, Jime Batler, ndërsa “biseda” e tyre e ashpër gati sa nuk u transferua në përleshje fizike në palestrën sportive të Maiamit.

Duhej që basketbollistët e skuadrës vendase të ndajnë palët e armiqësuara nga incidenti fizik. Me një moment, trajneri i Majamit hodhi edhe tabelën me skemat taktike drejt basketbollistit, por që për fat të mirë, përfundoi në tokë.

Kujtojmë se Majami humbi edhe sfidën e dytë radhazi. Kësaj radhe me rezultat 104 -114.

Të ngjashme