Sport
Pas mesfushës tani e ka radhën mbrojtja, Interi synon të “blindojë” yllin e prapavijës
Demokracia
10:55 | 24 Mars 2022

Share:

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, në fletoren e Bepe Marotës, emri i shënuar me të kuqe është ai i sllovakut, me kontratën që i skadon në vitin 2023.

Për të është gati një ofertë prej 4,5 milionë euro në sezon.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka qenë një nga lojtarët kyç të zikaltërve në këtë sezon ku me paraqitjet e tij ka treguar se është i rëndësishëm për skuadrën nga Milano.

Aktualisht gjatë këtij sezoni në Serinë A, Skriniar është aktivizuar me Interin në 26 ndeshje nga ku ka realizuar 3 gola dhe nuk ka mundur dot të dhurojë asnjë asist.

Të ngjashme