Një stacion zjarrfikës në Virxhinia përjetoi ngjarje interesante, kur tre zjarrfikës u bënë prindër në të njëjtin spital brenda 24 orëve.
Qendra Mjekësore Rajonale Spotsylvania tha në një postim në Facebook se tri foshnje lindën brenda 24 orëve në objektin e këtij spitali dhe baballarët e tyre punojnë si zjarrfikës në bazën e ushtrisë Fort Belvoir.
“Jemi të lumtur që mirëpritëm këta të vegjël në botë”, thuhet në postim.
Baballarët Kyle Dean, Kyle Frederick dhe Michael Irvine thanë se kishin bërë shaka në javët para lindjes se si do të ishte nëse tri foshnjat do të përfundonin me një ditëlindje.
“Disa javë përpara se të ishim të gjithë së bashku në punë dhe të flisnim për këtë dhe se sa çmenduri do të ishte — u pamë në korridore dhe gjëra të tilla”, tha Dean për WJLA-TV, transmeton Klan Kosova.
Burrat thanë se ishin të befasuar këndshëm kur zbuluan se gratë e tyre ishin të gjitha në lindje në të njëjtën kohë.