Kombëtarja e Kosovës sot nga ora 18:00 zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” për tu ndeshur me Burkina Fason në një ndeshje miqësore, shkruan Demokracia.com.
Kjo takim njëherësh do të shënojë edhe debutimin e trajnerit të ri Alian Giresse që morri ekipin dardan pas largimit të Bernard Challandes.
Sipas burimeve të Demokracia.com, të afërta me kombëtaren në këtë ndeshje nuk pritet të ketë shumë ndryshime sa i përket formacionit startues, derisa për fat të keq nuk do të mund të debutojë Emir Sahiti i cili u ftua por u lëndua para grumbullimit.
Të kujtojmë se katër ditë më vonë Kosova do ta zhvillojë një tjetër miqësore këtë herë në Cyrih me Zvicrën. /Demokracia.com