Lajme
​Ngjarjet e datës 24 mars
Demokracia
07:05 | 24 Mars 2022

Share:

Dëshmitari Brahim Mehmetaj jep dëshminë e tij në rastin ndaj Salih Mustafës (DHSPK, ora 9:30)

OJQ-të: FOL, IKD dhe GLPS, prezantojnë raportin me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel “Sirius”, ora 9:30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. (Ora 9:50)

Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast do të bëjë publikimin e Raportit mbi Monitorimin e Publikimit të Aktgjykimeve për periudhën janar – dhjetor 2021. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan (Ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

OJQ “Avonet” organizon “Kafen e Miqësisë dhe Falënderimeve”, për nder të 24 marsit – Ditës së bombardimeve ndaj forcave serbe. (“The Village Shopping & Fun” në Ferizaj, ora 10:00)

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) organizon konferencën me temë “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

ORCA publikon raportin “Raport i monitorimit të Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave (NARIC KOSOVA) 3”. (Zyrat e ORCA-s, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

FFK prezanton trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

Mbahet manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. (Gllogjan, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës (KGJK, ora 13:00)

Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll mban stërvitje. (Kampi Nacional, Hajvali, ora 14:00)

Mbahet konferencë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve. (DHSPK, ora 14:30)

Zhvillohet miqësorja në futboll mes Kosovës dhe Burkina Fasos (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Të ngjashme