Lajme
Halimi: Këtë qeveri nuk do ta rrezojë LDK-ja, rrëzohet vetë nga paaftësia e saj
Demokracia
22:23 | 23 Mars 2022

Share:

Halimi ka thënë se kjo qeveri deri më tani ka treguar vetëm paaftësi në menaxhimin e problemeve të qytetarëve.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, në “Debat Plus” ka thënë se padrejtësisht kësaj partie po i vishet kinse kanë frikë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Këtë qeveri nuk do ta rrezojë LDK-ja, kjo qeveri do të rrëzohet vetë, pikërisht nga paaftësia e saj”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Halimi thotë se LDK nuk mund të kërkojë rrëzimin e Qeverisë sapo LVV ka marrë pushtetin.

“Ne kemi pritur të paraqes programin dhe të shohim çfarë po sjellin. Tashmë kemi parë që kjo Qeveri është krejtësisht e paaftë”.

Zëdhënësja politike e LDK-së, thotë se Qeverinë mund ta rrëzojnë qytetarët, derisa sipas saj një parti politike mund të ofrojë vetëm ide politike.

“Ne në parlament kemi propozuar dy rezoluta dhe kemi qenë mjaft konstruktive, por kjo Qeveria nuk i ka marrë parasysh ato”.

Halimi thotë se LDK tani e tutje do të ketë një pozicion më ndryshe në opozitë.

Të ngjashme