Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor raportohet se u arrestua dhe se vetura e tij është sekuestruar.
Sipas Irish Independent , superylli i UFC-së u ndalua nga policia në Dublin teksa ngiste Bentley Continental-in e tij prej 140,000 funte.
Ai u arrestua për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Vetura e tij luksoze iu sekuestrua gjithashtu në anë të rrugës pas përplasjes së tij të fundit me ligjin. Vetura, megjithatë, i është kthyer atij, sipas raportit.
‘Notorious’ u soll në stacionin e Lucan ku u akuzua dhe u lirua me kusht./Demokracia.com/