Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka quajtur ”mike të madhe të Kosovës”, raporton Demokracia.com.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë angazhimin e saj për t’iu dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës”.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe popullin amerikan! Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj./Demokracia.com/