Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për miqësoren me Burkina Fason, e cila zhvillohet, të enjten, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët”, të mërkurën, e kanë zhvilluar seancën e tretë dhe të fundit para kësaj ndeshjeje, ku u punua me dinamizëm dhe në detaje taktike.
Atmosfera në ekipin kosovar është mjaft e mirë dhe të gjithë presin që ta nisin vitin me këmbë të mbarë.
Nga afër stërvitjen e ndoqi edhe Arbër Zeneli, i cili mungon për shkak të lëndimit në këto dy miqësore, por që ka zgjedhur të jetë afër bashkëlojtarëve për t’i mbështetur moralisht./Demokracia.com/