Një tjetër raport intrigues është shfaqur sot që sugjeron se guvernatorja e bankës qendrore të Rusisë u përpoq të jepte dorëheqjen nga posti i saj pas pushtimin e Ukrainës, por që Vladimir Putin nuk e lejoi.
Sipas Bloomberg, Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri pesëvjeçar javën e kaluar pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar.
Katër persona me njohuri për diskutimet rreth pozicionit të saj thanë se largimi i saj tani do të shihej si një tradhti nga presidenti rus.
Nabiullina ka punuar së bashku me Putinin për gati dy dekada. 58-vjeçarja nuk ka komentuar publikisht për riemërimin e saj.
Ditën e sotme u raportua se Iidërguari rus për klimën, Anatoli Chubais, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë. Ai është bërë zyrtari i nivelit më të lartë që ka shkëputur Kremlinin për pushtimin./dosja.al/