Sport
Djali i Batistutës punon në një dyqan fotokopjes, legjenda argjentinase e zbulon arsyen
Demokracia
17:18 | 09 Mars 2021

Share:

Gabriel Batistuta, njëri prej sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave, është pensionuar nga futbolli vite më parë.

Por, ai ende i kënaq tifozët me deklaratat e tij, shkruan Demokracia.com.

Batistuta ka katër djem, dhe kur u zbulua se njëri prej tyre, Lukas, punon në një dyqan fotokopjesh, të gjithë u quditën.

Me këtë rast, gazetarët pyetën argjentinasin se si është kjo e mundur duke marrë parasysh pasurinë e tij të madhe.

“Mund t’ia blija një makinë të shtrenjtë që ai ta voziste por kjo makinë nuk do të ishte rezultat i fitimeve të tij. Kur ai të vozisë një makinë, do të jetë që ai e ka blerë vetë”, tha “Batigol”. /Demokracia.com

Të ngjashme