Sport
Ish-ambasadorja Çitaku i reagon ashpër Spanjës: Përshëndetje nga Republika e Kosovës
Demokracia
17:11 | 09 Mars 2021

Share:

Një postim skandaloz ka ardhur sot nga Federata e Futbollit të Spanjës, e  cila gjatë paralajmërimit të ndeshjeve të marsit në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Kosovën e cilëson vetëm si territor por jo edhe si shtet, shkruan Demokracia.com.

Ndaj kësaj deklarate skandaloze ka reaguar Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Çitaku ka bërë retweet postimin e Federatës, duke shkruar ‘Hmm, të fala nga Republika e Kosovës’.

Termin ‘territor i Kosovës’ ia ka propozuar Federatës, Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë.

Përveç, kësaj sipas Ministrisë, himni i Kosovës duhet të konsiderohet si muzikë ndërsa flamujt të mos vendosen afër njëri tjetrit në stadium. /Demokracia.com

Të ngjashme