COVID-19KosovaSot:12Të gjitha:272,347|Bota 668,577,836
    • Lajme
    • Sport
    • ShowBiz
    • Lifestyle
    • OpEd
    • Intervista
    • Auto&Tech
    • Kuriozitete
Të gjitha rubrikat
    • Lajme
    • Sport
    • Intervista
    • OpEd
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Auto&Tech
    • Kuriozitete
    • Follow us
Tel: +383 49 207 703
Sport
Zyrtare: Gramoz Vokrri nuk siguron nënshkrimet, Agim Ademi kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së
Demokracia
15:56 | 23 Mars 2022

Share:

Share:

Share

Tweet

Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së kjo pasi nuk ka kundërkandidat.

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar se Komisioni ka verifikuar nënshkrimet e deponuara nga dy kandidatët për kryetar Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, derisa ky i fundit është konstatuar se nuk i ka nënshkrimet e nevojshme.

Njoftimi i plotë i FFK-së

Njoftim i Komisionit të FFK-së rreth aplikimeve të të kandiduarve për kryetar të FFK-së

Në vijim të njoftimit të datës 2 mars 2022, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, më datë 6 prill 2022, si dhe njoftimit të anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të FFK-së për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ju informojmë se Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku është paraparë edhe zgjedhja për kryetar të FFK-së, duke vepruar në përputhje me nenet 34 dhe 50 të Statutit të FFK-së dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv të datës 02.03.2022, pas verifikimit të aplikimeve të të kandiduarve për kryetar, verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve ligjor që mbështesin të kandiduarit për t’u zgjedhur kryetar i FFK-së, si dhe verifikimin e procedurave të tjera statutare, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2022, mori vendim dhe i njoftoi aplikuesit që kanë kandiduar për kryetar të FFK-së.

Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.

Me këtë vendim janë informuar edhe aplikuesit për t’u kandiduar për kryetar të FFK-së, ku për çfarëdo paqartësie ose mospajtimi janë udhëzuar me këshillën juridike.

Po ashtu, me këtë vendim do të informohen organet përkatëse të UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët monitorojnë punën e Federatave anëtare, si dhe gjithashtu do të informohet MKRS-ja.

Detajet rreth këtij vendimi dhe arsyetimin e tij, e gjeni më poshtë:

 

 

/Demokracia.com

Të fundit
Trump: Putini po luan me zjarrin
19:12 | 27 Maj 2025
Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën
18:59 | 27 Maj 2025
Pas disa orësh përfundon intervistimi i Faton Pecit
18:55 | 27 Maj 2025
Miftaraj: PSRK duhet ta sqarojë edhe rolin e Besnik Bislimit dhe MD lidhur me dhënien me…
18:45 | 27 Maj 2025
Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt
18:37 | 27 Maj 2025
BE i lejon Polonisë të ripërdorë gati 6 miliardë euro nga fondet pas COVID-it
18:31 | 27 Maj 2025
Të ngjashme
E ardhmja e Ronaldos në udhëkryq, portugezi ka dy opsione...
Sport • 27 Maj 2025
Pse ndihmës-gjyqtari shpërtheu në lot pas ndeshjes Liverp...
Sport • 27 Maj 2025
Ylli i Liverpoolit konfirmon se dëshiron të largohet nga ...
Sport • 27 Maj 2025
Balotelli: Futbolli është një botë e rreme
Sport • 27 Maj 2025
Barcelona befason të gjithë me një opsion të ri për sulmin
Sport • 27 Maj 2025
Drita konfirmon largimin e Kastriot Selmanit, sulmuesi an...
Sport • 27 Maj 2025
Të gjitha rubrikat
    • Lajme
    • Sport
    • OpEd
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Auto&Tech
Follow us
Për ne

Mediumi "Demokracia" mirëmbahet nga kompania "Demokracia LLC". Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e menaxhmentit të kompanisë. Për ta shfrytëzuar materialin, kërkohet që t'i referoheni qartë portalit Demokracia.com.

Kontakt

[email protected]
[email protected]

Tel: +383 49 207 703

Rr. Antigona Fazliu, 72
10000, Prishtinë

© 2022 Demokracia - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Impresum
  • Marketing
  • Terms of use