Sport
Forcat ruse bombardojnë stadiumin e klubit të njohur
Demokracia
15:30 | 23 Mars 2022

Share:

Po bëhet gati një muaj që kur presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë urdhër për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Bombardimet dhe raketat ruse po godasin pamëshirshëm shumë prej qyteteve ukrainase, shkruan Demokracia.com.

Caku i radhës për forcat ruse ishte stadiumi i dikurshëm i klubit të njohur ukrainas, Shakhtar Donetsk “Donbass Arena”.

Shakhtar Donetsk nuk luan në atë stadium që nga lufta e mëparshme kur separatistët prorusë morën nën kontroll atë territor vite më parë.

Përveq stadiumeve, luftimet në Ukrainë i kanë marrë jetën edhe shumë prej sportistëve të dalluar ukrainas.

Shumë nga ta edhe i janë bashkuar ushtrisë për mbrojtjen e territorit ukrainas nga agresioni rus. /Demokracia.com/

Të ngjashme